A po godet fushata negative e PS për Bashën? Analizojnë Bushati dhe Haxhiu

Shqipëria

A po godet fushata negative e PS për Bashën? Analizojnë Bushati dhe Haxhiu

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:49
Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

Fushata negative e Partisë Socialiste ndaj Lulzim Bashës ishte temë e diskutimit në emisionin “Shock” mes analistëve Andi Bushati dhe Baton Haxhiu.

Për z. Haxhiu “fushata negative e bën të lëndueshëm Bashën dhe ia kanë arritur qëllimit” dhe sipas tij “metafora e gjumit ka të bëjë me pafuqinë politike”.

Ndërsa për z. Bushati “spoti nxjerr boshtin kryesor të PS që ne jemi njerëz të punës ndërsa Basha fle gjumë”, por sipas tij “është një spot i vjetër që e kemi parë edhe në zgjedhjet e kaluara” duke shtuar se kjo tregon se edhe në kreativitet kemi stanjacion.

“Kur nuk ke një bilanc e shmang fushatën nga mos suksesi dhe e fokuson tek defektet e kundërshtarit, tek defektet e Bashës që ka 6 vjet e gjysmë në opozitë dhe nuk paguhet më nga taksat tona”, tha ai.

Baton Haxhiu shtoi më tej se fushata negative synon të pavendosurit dhe nëse nuk është e goditur ajo mund të sjell efekt të kundërt.

“PS thotë se Basha si kryeministër nuk do të bëjë asgjë dhe si referencë është drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Të pa përcaktuarit janë zakonisht të varfrit ekstrem të cilët mund të mos dalin në zgjedhje ose elita që nuk do që t’ia servirësh fushatën negative sepse e kupton vetë punën e tjetrit”, tha  ai.

Andi Bushati u shpreh se përballë këtij sulmi Basha as nuk është mbrojtur pasi “ka marrë mbi supe duke treguar se është një njeri normal përballë një kryeministri që bën film dhe del cullak”, duke iu referuar këtu postimit të fotove me vajzat dhe duke gatuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat