Strategjia e PS në terren, Veliaj entuziast për 25 prillin: Si po organizohet puna në terren

Shqipëria

Strategjia e PS në terren, Veliaj entuziast për 25 prillin: Si po organizohet puna në terren

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:14
Erion Veliaj

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në “Ilva Now”, foli për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se te qenit drejtues politik për qarkun më të madh në vend është privilegj, por njëherësh dhe një përgjegjësi e madhe. Gjithsesi z. Veliaj theksoi se bazuar në të dhënat që vijnë nga terreni e bëjnë atë të ndihet optimist.

“Është privilegj i madh. Është një sfidë angazhimi përtej vijës së verdhë të Tiranës dhe jam shumë optimist. Përgjegjësia është e imja, e skuadrës, por unë besoj se kemi një strategji shumë të mirë, ku një pjesë e skuadrës janë në sulm që po përballen me rindërtimin, vaksinimin etj. Është një mesfushë, ku është pjesa e senatorëve që kanë kontribuar në PS. Skuadra po luan e gjitha për fitoren”, tha ai.

Ai tregoi strategjinë që po përdor PS-ja në terren, ku një pjesë e kandidatëve janë lojtarët të lirë dhe një pjesë janë në territor.

“Janë të gjithë të angazhuar, janë ndarë rolet, ku 20 kandidatë mbulojnë një territor dhe ata janë përgjegjës ndaj meje, PS dhe Edi Ramën për rezultatin e PS në atë territor, janë disa te tjerë që janë lojtarë të lirë.  Luljeta bozo është aty për votën e gjyshërve, profesorëve, akademikëve. Kurse i 36-ti, Tahir Muhedini është për votat e komunitetit çam. Një pjesë janë me komunitetet krahinore. Spartak Braho me komunitetin e Skraparit, Halit Valteri me matjanët, Ylli Sheu me kuksianët, Dallëndyshe Bici me komunitetin kuksian në Paskuqan. Kemi një kombinim të këmbësorisë dhe zonës ajrore. Ky është një ekip ambicioz, por fija e padukshme që i bashkon të gjithë është që PS të fitojë. Qëllimi im është që skuadra të fitojë”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat