Keqpërdorimi i të dhënave personale, Jasini: Abuzimi më i rëndë i rendit politik në Shqipëri nga ’91

Shqipëria

Keqpërdorimi i të dhënave personale, Jasini: Abuzimi më i rëndë i rendit politik në Shqipëri nga ’91

Më: 15 prill 2021 Në ora: 00:54
Rudina Jasini

Marrja e të dhënave personale të mijëra qytetarëve të Tiranës nga PS për përdorim në funksion në zgjedhjeve është kthyer në kryefjalë të diskutimeve të ditëve të fundit.

Juristja, Rudina Jasini, në një lidhje me skype nga Londra thotë për Rtv Ora se ky është abuzimi më i rëndë i rendit politik në Shqipëri që nga viti 1991.

Jasini: E kam ndjekur me shumë shqetësim këtë zhvillim të fundit dhe mund të them se përbën mbase dhe abuzimin më të rëndë të rendit politik në Shqipëri që nga viti 1991. Mbledhja informale e të dhënave personave dhe identiteteve në mënyrë masive qoftë ky nga një individ i vetëm, kompani apo në këtë rast nga një subjekt politik dhe përdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve përbën një nga shkeljet më të rëndë nga katër dimensione. Së pari kemi shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 3 që përcakton në mënyrë specifike detyrimin e shtetit për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e çdo individi.

Së dyti kemi një shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë të veçantë nenin 8 i cili parqashikon që çdo person ka të drejtë që ti respektohet jeta private, jeta familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij. Të vetmet raste ku autoriteti publik mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte është kur është e parashikuar me ligj dhe është një masë e domosdoshme për sigurimin kombëtar, sigurimin e rendit publik, apo parandalimin e veprave penale si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve të tjerë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një abuzim të hapur dhe shkelje të rëndë të të drejtave. Së treti, këtu shkelen disa ligje dhe preket dhe cënohen dukshëm parimet bazë të shtetit të së drejtës që përbëjnë shtyllat themelore të një shteti demokratik. Së katërti, kemi shkelje të disa neneve të kodit penal që do të përbënin bazë për një ndjekje penale nga Prokuroria.

Jasini thotë precedentë të tillë nuk kanë munguar dhe në Britaninë e Madhe, duke treguar edhe sesi është proceduar.

Jasini: Ka pasur dy raste në Britaninë e Madhe, njëra është Big Brother Watch kundër Britanisë së Madhe. U dërgua para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut  dhe një vendim i marrë në 13 shtator 2018 në të cilin kjo gjykatë e deklaroi publikisht  që Britania e Madhe ka shkelur rendin e të drejtave pasi marrja në mënyrë masive dhe përdorimi i të dhënave për të kijuar rrjet përgjimesh shkel jo vetëm Konventën Europiane por edhe të Drejtën Ndërkombëtare.

Tjetra është Cambridge Analytica.Ajo që bëri dhe të dhënat që mori janë përtej kufijve të Britanisë së Madhe. Mund të jetë shfrytëzuar dhe në Shqipëri. E rëndësishme është si e kemi adresuar këtë shkelje masive. Këtu u krijua një komision i posaçëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat