Koçi: PS jo e kënaqur me realitetin, do të punojë më shumë, në mandatin 3 do investojmë në fshatra

Shqipëria

Koçi: PS jo e kënaqur me realitetin, do të punojë më shumë, në mandatin 3 do investojmë në fshatra

Më: 15 prill 2021 Në ora: 00:56
Arbër Hitaj

I ftuar në Arena, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se krimi kibernetik është një nga krimet më problematike dhe kjo nis me vjedhjen e të dhënave personale.

Ndërsa kandidati për deputet i PS-së Petro koçi u shpreh se PS nuk është e kënaqur me realitetin dhe do të punojë më shumë.

Hitaj: Krimi kibernetik është një nga krimet më problematike dhe kjo nis me vjedhjen e të dhënave personale dhe përdorimin e tyre. Nëse kjo do të ndodhet në ndonjë vend tjetër të botës a do kishte kallëzime. Duhet të ketë dorëheqje. Kush e ka bërë është e gabuar. Adresat e mija personale mund të keqpërdoren.  Krimi kibernetik është i tmerrshëm në kohët e sotme. Nuk duhet të kaloj kaq lehtë kjo ngjarje.

Koçi: PS nuk është e kënaqur me realitetin dhe do të punojë më shumë. Një person i kënaqur fle gjumë. Në mandatin e tretë do investojmë në fshatra. Urbanizimi sfidë e jashtëzakonshme.

Shima: Në fshatra njerëzit ankohen për mungesën e ujit, janë pa punë, nuk marrin asistencë. Kempi u vonohet me 1 vit. Realiteti është shumë ndryshe nga qendra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat