Plagosje me armë zjarri në Kavajë, pas sherrit 34-vjeçari nxjerr pistoletën dhe…

Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, pas sherrit 34-vjeçari nxjerr pistoletën dhe…

Më: 15 prill 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e kaluar në Kavajë.

Policia njofton se është plagosur në këmbë shtetasi Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat