Grabitet kompania, arrestohet roja, nuk monitoroi kamerat e sigurisë

Shqipëria

Grabitet kompania, arrestohet roja, nuk monitoroi kamerat e sigurisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një roje private, pasi nuk ka monitoruar kamerat e sigurisë në kompaninë ku ai punonte. Në pranga përfundoi 58-vjeçari me iniciale A.H.

Sipas uniformave blu, persona te paidentifikuar vodhën paratë e kompanisë dhe përgjegjës sipas policisë eshte roja, pas nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk njoftoi policinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat