“Mos jini modest për rolin në liberalizimin e vizave”/ Zv. Presidenti i KE, Schinas bisedë me Bashën: Keni shumë arsye për t’u krenuar

Shqipëria

“Mos jini modest për rolin në liberalizimin e vizave”/ Zv. Presidenti i KE, Schinas bisedë me Bashën: Keni shumë arsye për t’u krenuar

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:53
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë online me zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas, i cili duke folur mbi liberalizimin e vizave të Shqipërisë, i ka sugjeruar kreut të PD të ‘jini krenar për rolin që luajtët’. 

Komisioneri Schinas u shpreh i kënaqur me entuziazmin e Bashës ndaj Europës dhe e vlerësoi “si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit”.

Komisioneri e nxiti kryedemokratin Basha që të “çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike dhe vlerësoi rolin e tij “në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian”.

“Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të.

Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë”, tha Schinas.

Zv.Presidenti Schinas “e falënderoi Bashen për angazhimin e tij në Europë dhe u shpreh se ky është ligjërimi në Europë: një domosdoshmëri për një lloj normalizimi i politikës dhe nxitje e njerëzve që të shohin se mund të ecet përpara”, thuhet ne njoftimin per media te zyres se shtypit te PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat