QQ kërkesë Ministrave: Ktheni mbrapsht rrogën e ditëve të fushatës

Shqipëria

QQ kërkesë Ministrave: Ktheni mbrapsht rrogën e ditëve të fushatës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:02
Migen Qiraxhi

Qëndresa Qytetare ka monitoruar aktivitetin publik të 3 ministrave në fushatë elektorale, ku rezulton se nga data 30 Mars deri në 13 Prill ministrat kanë qënë në krye të fushatës në zonat zgjedhore ku kandidojnë dhe jo në krye të detyrës nga e hëna në të premte, punë për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

Sot po i dërgojmë 3 kërkesa Ministrave Klosi, Denaj dhe Kushi me anën e të cilave ju kërkojmë të kthejnë mbrapsht rrogën të cilën kanë marrë përgjatë ditëve të cilat nuk janë paraqitur në detyrë dhe të kthehen menjëherë në detyrën publike.

Asnjë premtim për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve në fushatë nuk ka vlerë kur ti e ke këtë mundësi aktualisht dhe nuk e përdor, u shpreh aktivisti Migen Qiraxhi.

Kodi Zgjedhor, neni 91, pika 2 parashikon se është e ndaluar pjesëmarrja në fushatë e  administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës dhe nisur nga kjo dispozitë që vetë partitë politike kanë miratuar, Ministri si kreu ekzekutiv i dikasterit të tij duhet ta respektojë i pari, jo ta shkelë i pari ligjin zgjedhor duke dhënë modelin negativ për vartësit e tij.

Qëndresa Qytetare i bërn thirrje edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të tregohet vigjilent dhe të përdorë të gjitha mekanizmat që ja delegon ligji për të ndëshkuar të gjithë kandidatët që shkelin ligjin zgjedhor. Thirrja jonë për palët politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që punojnë me zgjedhjet në Shqipëri është të vendosim një standart të përhershëm që ndan postin e ministrit nga ai i kandidatit për deputet dhe që ndan punën për partinë nga puna për qytetarët përfundoi fjalën aktivisti Qiraxhi.

Qëndresa Qytetare i dërgoi Letër Proteste 3 ministrave bashkë duke i kërkuar: Kthimin e rrogës së marrë në buxhetin e shtetit per ditët larg institucionit që drejtojnë dhe kthimin në detyrën e ministrit sipas orarit që paguhen nga taksat e qytetarëve, 8:00 – 16:00, cdo ditë nga e hëna në të premtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat