“Na ofendoi, nuk dimë si ja nxë goja ato epitete”, drejtorët në Korçë i përgjigjen me padi Braimllarit: Le të vendosë gjykata

Shqipëria

“Na ofendoi, nuk dimë si ja nxë goja ato epitete”, drejtorët në Korçë i përgjigjen me padi Braimllarit: Le të vendosë gjykata

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:22
Endrit Braimllari

Vetëm pak orë pasi kandidati i LSI në Korçë, Endrit Braimllari, kallëzoi në SPAK ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshin dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi, kanë reaguar këta të fundit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se këtë mesditë tre drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi kanë paditur në Gjykatën e Korçës kandidatin për deputet.

Në një prononcim për media, drejtorët Petrika Kolltuçi dhe Ilir Bejlozi janë shprehur se Braimllari i ka ofenduar, ndaj dhe për këtë duhet të vendosë gjykata.

Petrika Tollkuci: Sapo kam depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor Korcë një padi për shtetasin Endrit Brahimllari i cili në deklaratat e tij publike të ditës së djeshme më ka ofenduar personalisht duke përdorur emrin tim dhe disa epitete të cilat nuk e di si i ja nxë goja, gjithsesi unë nuk mund të merrem me fjalët e tij, unë kam ardhur pranë gjykatës për t’iu drejtuar gjykatës e cila do të vendosë në lidhje me shpifjet e tij të radhës.

Ilir Bajlozi: Sapo depozitova pranë gjykatës së rrethit Korcë kallezimin penal për shtetasin Endrit Brahimllari, vlerësoj në mendimin tim që përvec gjykimit nga qytetarët këtë cështje le ta gjykojë edhe drejtësia për njerëz të tillë në deklaratat e tyre të papërgjegjshme. Personalisht do vazhdoj të jem në sherbim të qytetarëve të mi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat