Lirohen aktivistët e VV-së në Shqipëri

Shqipëria

Lirohen aktivistët e VV-së në Shqipëri

Nga: A.SH Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:55
Vetëvendosje

Ditë më parë janë arrestuar disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Mirëpo të njejtit janë liruar nga arresti por me detyrim paraqitje.

Këtë e bëri të ditur aktivisti Arbër Zaimi përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Aktivistët që u mbajtën në arrest për 4 ditë, pas protestës kundër zaptimit të Lumit të Thirrës nga HEC-i, u lëshuan sot me detyrim paraqitje.

Njëri nga aktivistët nga Kosova më tha “ku me e gjetë të na dënonin gjithë shqiptarëve nga Kosova me detyrim paraqitje në Shqipëri. Edhe gjithë shqiptarëve nga Shqipëria me detyrim paraqitje në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat