U lanë nën arrest, kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin e Gjykatës, kërkojnë lirimin nga burgu

Shqipëria

U lanë nën arrest, kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin e Gjykatës, kërkojnë lirimin nga burgu

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Dy kontrollorët e arrestuar për grevën n Albcontrol në Rinas kërkojnë lirimin nga burgu.

Armando Fezga dhe Muhni Mezini u lanë nga Gjykata në arrest me burg si organizatorë të grevës, dhe tashmë kanë apeluar vendimin ku kërkojnë lirimin.

Nga ana tjetër në arrest shtëpie u la dhe Floresha Ndreca, e cila deklaroi se e kishin pushuar nga puna si kontrollore.

Kontrollorët disa ditë më parë bojkotuan punën pasi i ishte përgjysmuar rroga, teksa ikishin nënshkruar deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit dhe pandemisë.

Përveç kontrollorëve që kanë tashmë punë me drejtësinë, gjithë të tjerët u kthyen në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat