Ish-kryeministri Berisha takon ambasadorin e OSBE, ja çfarë u diskutua

Shqipëria

Ish-kryeministri Berisha takon ambasadorin e OSBE, ja çfarë u diskutua

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.

Postimi i plotë:

‘Takim me ambasadorin e OSBE, z. Vincenzo Del Monaco!

Të dashur miq, sot prita në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, zotin Vincenzo Del Monaco.

Pasi i urova mirëseardhjen ambasadorit Del Monaco, i shpreha atij vlerësimin për rolin dhe kontributin e çmuar të OSBE-së ndër vite në zhvillimet në Shqipëri dhe se ky rol është i mirëpritur për konsolidimin e standardeve demokratike në këtë vend.

Me ambasadorin Del Monaco pata një shkëmbim të gjerë të mendimeve mbi zhvillimet aktuale në vend dhe Rajon.

Diskutuam bashkarisht dhe mbi rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat