Shqipëri, në fundjavë mbërrijnë edhe mbi 90 mijë vaksina

Shqipëria

Shqipëri, në fundjavë mbërrijnë edhe mbi 90 mijë vaksina

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:38
Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

Rama tha se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit.

Ai gjithashtu u zotua se do të tejkalojnë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara. Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”, shkroi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat