Ftesa e Ramës për bashkëpunim me Bashën/ Reagon Meta: Është po aq e sinqertë sa 17 maji! Të jenë të sigurt që do t’i mundi…

Shqipëria

Ftesa e Ramës për bashkëpunim me Bashën/ Reagon Meta: Është po aq e sinqertë sa 17 maji! Të jenë të sigurt që do t’i mundi…

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:44
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas ftesës publike për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të demokratëve, Lulzim Basha, me kushtin që ky i fundit të distancohej nga Meta dhe Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Meta tha se ftesa e Ramës është po aq e sinqertë sa ajo në 17 muaj të vitit 2017.

Ai shprehet se partitë që duan koalicion le ta shpallin atë para zgjedhjeve në mënyrë që edhe qytetarët të jenë të bindur se për këtë votojnë.

Presidenti Meta: Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë siç ishte ajo e 17 majit. Ka moral, ka legjitimitet përpara se qytetarët të votojnë. Do bëjë PS dhe PD koalicion ta bëjnë që tani edhe qytetarët të jenë të sigurt kur japin votën. Do të bëjë koalicion LSI me PS ta bëjnë që tani. Të jenë të sigurt do t’i mundi Boiken edhe vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat