Nënstacioni elektrik i Orikumit nuk është vënë në punë prej 3 vitesh, banorët vuajnë shkëputjen e energjisë

Shqipëria

Nënstacioni elektrik i Orikumit nuk është vënë në punë prej 3 vitesh, banorët vuajnë shkëputjen e energjisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:09
Nënstacioni elektrik i Orikumit

Ky është nënstacioni elektrik i Orikumit, i cili parashikonte të furnizonte me energji fshatrat turistikë të qytetit të Vlorës si, Orikum, Radhimë, Tragjas e të tjerë. Por prej tre vitesh ende nuk është vënë në funksion.

“Kryesisht gjatë ditëve me reshje se ne jemi një linjë  e gjerë këtu, fillon që te qafa e Llogarasë, Dukati dhe Tragjasi. Sidomos në dimër jemi shumë keq,” thotë një banor.

“Problemi kryesor është që këtu ka mungesë energjie elektrike,” thotë  një tjetër.

“Pak të fryjë era këtu, drita s’kemi,” thotë banori.

Edhe pse janë të gjithë fshatra turistikë banorët edhe pushuesit mbeten pa furnizim me energji edhe gjatë muajve të verës.

“Ka ditë edhe në ditë normale ka mungesë energjie. Nuk është vënë në punë nënstacioni i Orikumit,” thotë banori.

“Dhe në korrik s’ka drita sepse është vendi i tillë,” shprehet një banor.

“Është shteti ai që i bën gjërat, se nuk i bëj unë. Mua po më the ti bëjë këtë, unë do ta bëjë,” thotë banori.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, forca politike u kanë premtuar këtyre banorëve që së shpejti ky nënstacion elektrik do të vihet në punë, ndërsa ata shpresojnë se të mos mbesin vetëm premtime fushate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat