Si i “bleu” artistët Veliaj pas shembjes së Teatrit, miliona lekë projekte e fonde në pandemi

Shqipëria

Si i “bleu” artistët Veliaj pas shembjes së Teatrit, miliona lekë projekte e fonde në pandemi

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:37
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes Këshillit Artistiko – Kulturor ka akorduar një fond gjigand për projekte gjatë vitit të kaluar për t’i shtuar propagandës së tij figura të njohura publike, të cilët i shfaqen përkrah tashmë edhe në fushatë.

Por kush janë anëtarët që kanë firmosur për këto projekte, dhe si e kur janë shpërndarë këto para?

Në 12 qershor të vitit 2020 rezulton të jenë emëruar 9 anëtarët e këshillit dhe vetëm 10 ditë më pas, në mbledhje u miratua lista me 7 projekte që kapnin vlerën e më shumë se 119 milionë lekëve.

Në shtator, pikërisht tre muaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar e pas pushimeve verore, projektet e natyrisht edhe fondet vijuan të shtoheshin. Më 1 shtator rezultojnë të jenë mirtauar 20 të tilla me një vlerë 178.5 milionë lekë.

Fondi më i lartë shkoi për projektin ‘Kënga ime’ Karaoke me një total prej 5 milionë lekësh.

Sipas dokumenteve që disponojmë mbledhja e datës 2 tetor solli një fryrje më të madhe të fondeve se muaji paraardhës.

Kështu u shpenzuan 213.3 milionë lekë për filma, koncerte e shfaqje të ndryshme edhe pse me salla të mbyllura aktivitetesh dhe ndalime ceremonish.

Pavarësisht pandemisë dhe krizës ekonomike, kryebashkiaku Veliaj nuk e ka ndaluar në asnjë moment dhënien e parave, edhe pse shumë prej projekteve që janë në letër nuk janë parë e as dëgjuar nga publiku.

Por edhe në muajin prill, kur Teatri ishte ende në këmbë dhe kur vendi ishte në karantinë totale dhe gjithçka ishte e mbyllur janë dhënë 4.2 milionë lekë të reja për ‘Tirana këndon’.

Buxheti i vitit 2020 i Bashkisë së Tiranës për këto projekte ishte më i madhi që prej ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë në vitin 2015, duke shpërndarë mbi 3.54 miliardë lekë.

Tashmë do të duhet që drejtoria e kulturës në Bashkinë e Tiranës të ofrojë të dhëna se kur janë realizuar, çfarë impakti kanë pasur dhe me cilat kritere u përzgjodhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat