Yuri Kim: Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes

Shqipëria

Yuri Kim: Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:21
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në Twitter, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë mesazhin Ipeshkvinjve të Shqipërisë, Yuri Kim shkruan se ‘Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon.’

Reagimi i plotë i ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat