“Mbani njerëz në dyqan që më shohin gruan”/ Flet nëna e djalit që u konfliktua me 4 vëllezërit në Berat

Shqipëria

“Mbani njerëz në dyqan që më shohin gruan”/ Flet nëna e djalit që u konfliktua me 4 vëllezërit në Berat

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:39
Shkëndi Memaj

Nëna e Albert Memajt, i cili u konfliktua me katër vëllezërit Marini në Berat, ku si pasojë u plagos një efektiv policie, ka treguar si ka nisur ngjarja.

Shkëndi Memaj ka deklaruar konflikti ka nisur për shkak se një prej vëllezërve Marini pretendonte se në dyqan qëndronin njerëz që shikonin nga banesa e tyre duke i ngacmuar gruan.

“Ora ishte 8 pa çerek. I thashë djalit mbylle dyqanin se vajti vonë. Më tha ik përpara se erdha unë. E morën në telefon një njeriu ynë dhe po fliste. Në atë kohë djali më tha erdhi Geraldi në dyqan dhe më mbërtheu prej gryke tha djali.

Ai i kishte thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë a je në terezi apo nuk je.

Ai u hodh tha çuni dhe erdhi i vëllai me një kaçavidë. I kishte thënë edhe një komshi: ‘çuna çfarë po bëni?’.

Djali i nxjerr jashtë dhe vjen lart. Ata dolën përjashta dhe na qëlluan me gurë. Atje u godit nusja me gurë në ballon sipër. Nusja u godit dhe i filloi hemorragji nga koka. U futëm brenda dhe i thashë djalit merr policinë.

Erdhi policia dhe u përleshën andej. Mori nusen ambulanca. Të them se jemi ngatërruar qysh a tek nuk jemi ngatërruar. Ata ishin të katërt aty. Dy ishin aty, dy ishin te dera. Me policinë u përleshën ata por nuk morën vesh çfarë ndodhi se kishim hallin tonë. Kështu qe puna”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat