Në Dibër janë vaksinuar 100 persona me dërgesën e parë të vaksinave

Shqipëria

Në Dibër janë vaksinuar 100 persona me dërgesën e parë të vaksinave

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Në Shërbimin për vaksinim pranë Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, sot është shpenzuar edhe doza e fundit e vaksinës kundër Covid-19 nga dërgesa e pare e marrë.

“Me sot, dhjetë personat e vaksinuar e rrumbullaksuam dërgesën e parë prej 100 dozave të vaksinës Astra Zeneka. Kjo do të thotë se i njëjti numër i personave mbi moshën 77 vjeç që janë regjistruar përmes aplikimit elektronik ose mjekëve të familjes janë imunizuar.

“Ajo që unë posaçërisht dua të theksoj është fakti se asnjë efekt anësor nuk është vërejtur tek asnjë person”, deklaroi për AIM Baki Alil, drejtor i spitalit. Ai shtoi se këto ditë presin edhe dërgesë të re të vaksinave.

“Sa i përket situatës në kovid-qendrën e repartit për sëmundje Infektive në institucionin tonë, 14 pacientë janë duke u trajtuar në spital, të gjithë me mbështetje të oksigjenit, duke marrë dhjetë terapi ditore, ndërsa mesatarisht 12 persona vijnë çdo ditë për kontroll”, informoi Alili.

Në zonën e dy komunave, Dibër dhe Qendër Zhupë, këtë muaj u regjistruan 34 raste të reja të Covid-19, 29 u rikuperuan, ndërsa betejën me virusin e rrezikshëm e humbën dy gra, një nga Qendër Zhupë dhe një nga Dibra. Rezultatet e 14 testeve priten sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat