Oerd Bylykbashi: Në Durrës do marrim 8 mandate. Ne po hapim portën, po ndryshimin do e bëjnë të rinjtë

Shqipëria

Oerd Bylykbashi: Në Durrës do marrim 8 mandate. Ne po hapim portën, po ndryshimin do e bëjnë të rinjtë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:33
Oerd Bylykbashi

Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka treguar 4 objektivat që ka forca e tyre politike pasi të vij në pushtet.

I ftuar në ediocionin e lajmeve të Ora News, Bylykbashi, ka thënë se në Durrës PD pretendon të marrë 8 mandate, sakaq ka shtuar se pasi të vijnë në pushtet fokusi kryesor do të jetë investimi tek të rinjtë.

Oerd Bylykbashi: Ka qenë një fushatë e pakrahasueshme, është dinamike, shohim se si qytetarët kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Të gjithë shprehin dufin për mënyrën e qeverisjes, por ajo që është më e dukshme është kërkesa për ndryshim. Jam përpjekur të fokusohem edhe tek grupet prefesioniste, për të përçaur mesazhe. Gjëja që konstatojmë është se së paku do marrim 8 mandate. Kemi 4 objektiva, së pari për një shtet të drejtë, që qytetarët të marrin atë që u takon. Për një politikë të drejtë e ndarë nga ajo e krimit dhe korrupsionit. E treta e drejta e pronës, duhet të shkojë te pronari legjitim. E katërta një ekonomi që është e qëndrueshme.

Fokusi ynë janë të rinjët. Nëse ne premtojmë ndryshimin që do bëjmë në 4 vite të jetë edhe për 10 vite të tjera që mos të jenë si 30 vite të tjera. Ne po hapim portën po ndryshimin do e bëjnë të rinjtë. Të kenë angazhim në politik, në biznes. Programi i Partisë Demokratike do u jap mundësinë të rinjëve që nga Durrësi që të aksesojnë tregun global, pa pasur nevojë që të ikin jashtë. Investimi më i madh është te të rinjët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat