Ftesa e Ramës për bashkëqeverisje, Basha: Je i dëshpëruar, koha jote ka mbaruar

Shqipëria

Ftesa e Ramës për bashkëqeverisje, Basha: Je i dëshpëruar, koha jote ka mbaruar

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:36
Lulzim Basha

Në mes të shumë mbështetësve të cilët kishin dalë për të pritur kryetarin e PD-së Lulzim Basha në njësinë nr 4 të Tiranës kryetari i PD-së i është përgjigjur edhe një herë ftesës së kryeministrit Rama.

Basha tha se Rama e di mirë që është i humbur prandaj në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim

“Ju nuk do i hapni derën dështimit dhe ai e di fare mirë e ka pranuar humbjen, prandaj në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Sot i them nga kjo rrugë, e mbushur tej për tej me njerëz që duan ndryshim. Edi Rama koha jote ka mbaruar. Çfarë nuk bëre për 8 vite nuk e bën dot më.

Dhe për ato të cilat kle lënduar mijëra familje shqiptare dhe i mbylle derën Europës, është koha të të themi ik. Largohu! Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Nuk ka shqiptar që nuk e di që nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij. Nuk ka marifet ta ndajë këtë bashkim”– tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat