Kryetari i PD-së Shkodrës, Amuli- Ramës: Nipi i Spiro Kolekës nuk prezantoi program, erdhi për të fyer qytetin

Shqipëria

Kryetari i PD-së Shkodrës, Amuli- Ramës: Nipi i Spiro Kolekës nuk prezantoi program, erdhi për të fyer qytetin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:39
Xhevdet Amuli

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka reaguar pas vizitës që Kryeministri Edi Rama bëri në qyetin verior.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë, se Rama në Shkodër, nuk prezantoi program por sipas tij erdhi për të fyer qytetin.

Deklarata e plotë:

Ky eshte fillimi i fundit të Edi Ramës dhe fundi do i vijë pikërisht nga Shkodra.

Erdhi me të tijet që kanë 8 vjet që vjedhin paratë dhe të ardhmen tonë dhe na i shiti si mundësia e shpëtimit të Shkodrës. Nipi i Spiro Kolekës sot në Shkodër nuk prezantoi as program, as çfare do bëjë për Shkodrën e as çfare ka bere se ne fakt as nuk ka bërë asgjë tash 8 vite e as do të bëjë gjë sepse i kanë mbetur edhe 10 ditë. Ai erdhi thjesht për të larë duart e për të fyer qytetin tonë ashtu sikurse e ka bërë zakon tashmë. Erdhi për të luajtur aktin e fundit para se të shporret nga skena ku qendroj për një ore duke treguar vetëm barsoleta pa kripë për PD e Shkodrës, perfaqesuesit e saj duke shpresuar që Shkodra dhe shkodranët ta hanë sapunin për djath.

Të dashur bashkeqytetar, fundi i Edi Rames është vetëm 10 ditë larg tashmë. 

Me 25 Prill, Shkodra Fiton, Shqipëria Fiton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat