“Nuk kemi asnjë bashkëpunim me bashkinë”, “Four Paws” nxjerr zbuluar mashtrimin e Veliajt për qentë endacakë

Shqipëria

“Nuk kemi asnjë bashkëpunim me bashkinë”, “Four Paws” nxjerr zbuluar mashtrimin e Veliajt për qentë endacakë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:43
Erion Veliaj

Organizata më e njohur në botë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Four Paws” ka nxjerrë zbuluar kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili deklaroi se bashkia bashkëpunon me të dhe  disa organizata europiane dhe britanike për mbrojtjen e qenve.

Përmes një emaili zyrtar të dërguar në adresë të “ARSA Albania”, e cila ishte e para  që publikoi një video rrëqethëse që tregonte se si kafshët e gjora tërhiqeshin zvarrë për t’u vrarë me acid klorhidrik në zemër në një spital qensh, “Four Paws” thotë se aktualisht nuk ka asnjë bashkëpunim me bashkinë.

“Four Paws”  dënon fuqishëm vrasjen e maceve dhe qenve endacakë si mënyrë kontrollimi e popullatës jo vetëm për shkak të vuajtjeve që kjo iu shkakton kafshëve, por edhe sepse kjo është një mënyrë jo efektive,

“Dëshirojmë të bëjmë të ditur se FOUR PAWS (Katër Putrat) aktualisht nuk bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për çështjen e kafshëve endacake. FOUR PAWS përkrah dhe mbron implementimin e programeve të menaxhimit human të kafshëve endacake, përfshirë sterilizimin masiv, adresimin e shkaqeve të braktisjes së kafshëve dhe inkurajimin e pronësisë së përgjegjshme të tyre, në mënyrë që të reduktohet numri i kafshëve endacake në komunitetin lokal. Kjo përqasje është shkencërisht e provuar si mënyra më efektive dhe më e njerëzishme e reduktimit të kafshëve endacake brenda komunitetit.

FOUR PAWS dënon fuqishëm vrasjen e maceve dhe qenve endacakë si mënyrë kontrollimi e popullatës jo vetëm për shkak të vuajtjeve që kjo iu shkakton kafshëve, por edhe sepse kjo është një mënyrë jo efektive, jo njerëzore dhe e kushtueshme për të mbajtur reduktimin e numrit të kafshëve endacake në periudha afatgjata”- shkruhet në e-mailin e shkruar nga “Four Paws”.

Keqtrajtimet ndaj qenve endacakë janë bërë shkak për disa protesta të njëpasnjëshme në vendin tonë nga qytetarët që mbrojnë të drejtat e kafshëve. Ditët e fundit janë bërë shumë denoncime në adresë të Bashkisë së Tiranës, për mënyrën e trajtimit të qenve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat