Pse shkoni në Vlorë? Kërcënon presidenti Meta: Fshati im ka çuar një çetë në 1920 për Luftën e Vlorës

Shqipëria

Pse shkoni në Vlorë? Kërcënon presidenti Meta: Fshati im ka çuar një çetë në 1920 për Luftën e Vlorës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:31
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot arsyen pse ka shtuar vizitat në Vlorë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se fshati i tij ka dërguar një çetë në Vlorë për luftën e 1920 dhe shtoi se nuk ka asnjë një gjë të keqe që të shkojë dhe ai për të pasur zgjedhje të rregullta.

Më tej tha se ai ka vënë një bast që në Shqipëri në 25 Prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar.

“Ta dish ti, fshati nga vij unë kanë çuar një çetë në 1920 për Luftën e Vlorës. Dhe unë mos të shkoj një orë aty në Vlorë. Unë kam vënë këtë bast që në Shqipëri në 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar. Ka ca ligje fizike sa më shumë rritet  presioni aq më i madh do të jetë dhe kundër reagimi”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit tha se nuk ka një situatë normale, ndaj dhe ai reagon ndryshe nga presidentët e tjerë që kanë qenë në detyrë para tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat