Shpërthim eksplozivi në një banesë në Mamurras, policia jep detaje

Shqipëria

Shpërthim eksplozivi në një banesë në Mamurras, policia jep detaje

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Rikthehen shpërthimet me tritol. Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e një shtetasi në Mamurras.

Policia njofton se nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Shpetim Ndreca, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.", thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat