Meta “rikthen dënimin me vdekje” dhe kërcënon: Do t’i var unë të gjithë ata që do i kap…

Shqipëria

Meta “rikthen dënimin me vdekje” dhe kërcënon: Do t’i var unë të gjithë ata që do i kap…

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:06
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fletë votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Meta tha në “Opinion” se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.

Pjesë nga biseda

Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leri këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat