“Po kthehu o kthehu se e di që..”/ Çfarë ndodhi në debatin mes Ramës dhe moderatorit?

Shqipëria

“Po kthehu o kthehu se e di që..”/ Çfarë ndodhi në debatin mes Ramës dhe moderatorit?

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:09
Edi Rama dhe Rakipi

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” iu përgjigj pyetjeve të moderatorit Ylli Rakipi rreth çështjejeve të ndryshme duke filluar që nga pandemia, tërmeti, borxhi i shtetit etj.

Në një pjesë të debatit, moderatori Rakipi preku temën e oligarkëve në vendin tonë. Ky pohim u hodh poshtë nga kryeministri Rama, sipas të cilit ata nuk ezkistojnë në Shqipëri.

“Janë një grup njerëzish të pasur, po s’do me thënë që janë oligarkë, është term tjetër ai, nëse nuk e di mirë,” tha Rama.

“Po si në Rusi mo janë, mos t’i përmend unë, se janë po ata që ishin në kohën e Saliut, janë po të njëtët dhe me ty,” tha Rakipi.

“Mor zotëri, ata janë vertebrat e shtyllës ekonomike të vendit, dhe do vazhdojnë të jenë edhe kur unë të iki, e të vijnë të tjerët,” tha Rama.

 “Po rri tani se unë s’dua t’i përmend,” u përgjigj Rakipi, dhe në këtë moment kryeministri Rama vë duart në kokë dhe kthehet mbrapsht me karrige.

“Po kthehu o kthehu se e di që i ke të tuat këto,” tha moderatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat