“Mos më detyroni ta thërras sërish popullin”/ Meta zbulon bisedën në telefon me Gjiknurin

Shqipëria

“Mos më detyroni ta thërras sërish popullin”/ Meta zbulon bisedën në telefon me Gjiknurin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 00:31
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, u zotua se do të parandalojë tentativat për krim zgjedhor.

Sipas tij, populli të marrë në dorë fuqinë e tij. Ai tha se nëse vidhet vota do ta ngrejë sërish popullin.

Meta tregoi edhe se ka folur me Damian Gjiknurin në telefon duke zbuluar detaje nga biseda.

"Do parandaloj tentativat për krim zgjedhor. Populli të marrë në dorë fuqinë e tij. Një thirrje i bëra popullit dhe doli populli. Mos më detyroni ta thërras prapë. Se kohë pandemie… Nesër jam prapë në Vlorë. Kam folur në telefon me Damianin në Vlorë. Ai mori Nikollën. I fola pak, i thashë mos thuaj gjëra të pavërteta, e di se i ke nga halli. E ftova. Sa herë kam qenë në Vlorë e kam ftuar," tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat