Ja si do të jetë moti ditën e premte në Shqipëri

Shqipëria

Ja si do të jetë moti ditën e premte në Shqipëri

Më: 16 prill 2021 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 14°C

zonat e ulëta 2°C deri në 20°C

zonat bregdetare 5°C deri në 20°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat