Fushata boshe pa bilanc/ Rama i shpik vetes një lajm për botoks

Shqipëria

Fushata boshe pa bilanc/ Rama i shpik vetes një lajm për botoks

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:57
Edi Rama

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që një kryeministër, pas tetë vitesh në pushtet, të dilte në fushatë pa bilanc.

Siç ndodh zakonisht, kryeministri Edi Rama po merret më shumë me formën sesa me përmbajtjen, me shpresën se opinioni publik do të merret me meskinitetet e tij.

Duke folur në një takim me gratë dhe vajzat në Tiranë, kryeministri Edi Rama i shpiku një lajm vetes.

Ai tha se po thuhet nëpër media se ai ka bërë botoks që të duket më i ri. Pastaj si zakonisht nisi sulmin ndaj opozitës dhe Lulzim Bashës.

“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për t’ia zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre. Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur seç isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat