Adriatik Llalla heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, procesi nis nga e para

Shqipëria

Adriatik Llalla heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, procesi nis nga e para

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:02
Adriatik Llala

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, ka hequr dorë nga  gjykimi i shkurtuar.

Në seancën e kësaj radhe ku u paraqit vetë në gjykatë pa praninë e ndonjë mbrojtësi,  Llalla i ka kërkuar gjyqtares së çështjes të procedojë me gjykim normal, pasi sipas tij kërkesa për gjykim të shkurtuar është bërë nga avokati pa marrë më parë  pëlqimin e tij.

E gjetur si e drejtë kërkesë kërkesa e Llallës është pranuar nga gjykata ndërsa  pritej që këtë herë të ishte mbrojtja që duhet të jepte konkluzionet dhe më pas   gjykata të shprehej me vendim.

Nisur nga kjo kërkesë tashmë gjykata do të nise procesin nga e para. Vete Llalla tha  pas vendimit se do të jetë vetë i pranishëm në proces.

 Seanca e radhës u la në datën 20 prill. Një seancë më parë prokuroria kërkoi 2 vite burg për ish Prokurorin e Përgjithshëm dhe heqjen e 5 viteve të drejtën për të punuar në institucionë shtetërorë.

Sipas akuzës Llalla duhet të shpallet fajtor  për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ne 2 raste. Hetimi ndaj tij nisi nga ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela tashmë e shkarkuar nga vetingu.

Ndërsa në çdo seanca kanë qënë të pranishëm për ta monitoruar perfqësues të ambasadës amerikane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat