Naço: Rama më ka mbështetur, unë propozoja gjyqtarë për shkarkim, shokët e mi drekonin me ta

Shqipëria

Naço: Rama më ka mbështetur, unë propozoja gjyqtarë për shkarkim, shokët e mi drekonin me ta

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:40
Nasip Naço

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Nasip Naço ka treguar detaje nga marrëdhënia e tij me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Naço tha se kreu i qeverisë e kishte mbështetur më shumë se LSI-ja gjatë kohës që ai mbante postin e ministrit të Drejtësisë. 

“Shumë me të drejtë më pyesin. Zoti Naço tek kemi parë me LSI, por unë jam larguar sepse vetëm eksperimente të dështuara bënte kohët e fundit. Dje thoshte Luli të gënjen edhe për orën, ndërsa sot e duan kryeministër. Ramën e njoha kur isha ministër i Drejtësisë dhe më ka mbështetur më shumë se ata që më propozuan.

Po çfarë ndodhte? Nëse unë propozoja një gjyqtar për shkarkim sepse kishte pasuri të pajustifikuar ata që kisha shokë drekonin me të. I kemi një borxh PS, se i kemi hequr vetëm vota në këtë qark. Ia hoqëm gurin nga këpuca dhe tani mund të vrapojmë. Prandaj them që mandati i 5 është i sigurtë. Unë i besoj Ramës,”

I vetmi premtim është që do jem në krah të Ramës për Skraparin, jo me koncesione. Ju e keni mbështetur PS dhe meritoni më shumë. Qëllimi im është të bashkohemi bashkë. Sot asnjë nga kandidatët që ka pasur LSI në vitin 2017 nuk është, sepse është një eksperiment politik I dështuar. U kërkoj miqve të mi të LSI t’i bashkohen PS.– deklaroi Nasip Naço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat