Ambasada e SHBA-ve: Shkolla e Magjistraturës ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve: Shkolla e Magjistraturës ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane në Tiranë deklaroi se SHBA ka ofruar mbështetja për Shkollën e Magjistraturës përmes USAID/Albania për trajtimin e ecjen profesionale gjyqtarëve prokurorëve dhe personeli administrativ.

Në një mesazh në ‘Facebook’ ambasada thekson se Shkolla e Magjistraturës ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon.

MESAZHI I AMBASADËS

Shkolla e Magjistraturës në Shqipëri po sjell ndryshim për të sotmen dhe për të ardhmen; arsimi është themeli për ndryshime të qëndrueshme. Mbështetja e SHBA-së për Shkollën e Magjistraturës të Shqipërisë përmes USAID/Albania ka mundësuar që institucioni të udhëheqë për sa i përket mënyrës se si gjyqtarët, prokurorët dhe personeli administrativ trajnohen dhe ecin përpara profesionalisht. Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë aktualisht ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon dhe ne jemi krenar që jemi partnerë në ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat