Covid në Shqipëri/ Sot, asnjë i vdekur në rrethe. Si paraqitet situata në spitale

Shqipëria

Covid në Shqipëri/ Sot, asnjë i vdekur në rrethe. Si paraqitet situata në spitale

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:43
Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 2 persona, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me covid.

2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç, kanë humbur jetën, ndërsa në rrethe nuk pati asnjë vikimë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore        179

Të shëruar në 24 orë     587

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                2652

Testime totale            602,322

Raste pozitive             129,307

Raste të shëruara        100,600

Raste Aktive                 26,370

Humbje jete                  2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19031

Fier        2241

Durrës  1131

Gjirokastër 981

Shkodër               916

Korçë   712

Vlorë                     504

Dibër    327

Kukës                    282

Elbasan                 198

Lezhë                    25

Berat    22

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat