Identifikohet i riu që u gjet i vdekur buzë Shkumbinit, trupi u pikas nga banorët

Shqipëria

Identifikohet i riu që u gjet i vdekur buzë Shkumbinit, trupi u pikas nga banorët

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:08
Shkumbin

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit.

Sipas ABC, mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.

Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha. Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat