Arben Pëllumbi e pranon: PS ka patronazhistë në terren, i përdorim nga zgjedhjet e 2009-s

Shqipëria

Arben Pëllumbi e pranon: PS ka patronazhistë në terren, i përdorim nga zgjedhjet e 2009-s

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:09
Arben Pëllumbi

Arben Pëllumbi, sekretar organizativ i PS gjatë intervistës në “Rinvote” u pyet mbi ekzistencën e të dhënave për 910 mijë votues në Tiranë, ku janë përcaktuar dhe preferencat politike të qytetarëve.

Z. Pëllumbi pranoi se në organizimin e fushatës nga PS, ekziston si koncept patronazhisti dhe theksoi se ai nuk mbledh të dhëna por pasqyron opinione mbi votuesit në mënyrë që të kuptohet mbështetja në terren.

“Në terren strukturat e PS njihen me atë që quhet census për të parë se cili është orientimi i votës në terren. PS nuk ka asnjë të dhëne personale për qytetarët. Patronazhistët bëjnë një census në zonë për të kuptuar se si është tendenca e votës për të ndërtuar fushatën e radhës. Sipas njohjeve dhe bisedave përcaktohet vota. Mendimi që jep patronazhisti është opinion dhe opinionin është i lirë ta japë kushdo. PS nuk ka asnjë të dhëne përveç listës së zgjedhësve të KQZ”, tha ai.

Arben Pëllumbi mohoi që PS disponon të dhëna private mbi votuesit duke thënë se duhet hetuar për të zbuluar se nga janë marrë të dhënat e publikuara së fundmi në media. Nga ana tjetër ai tha se edhe PD përdor numrat e telefonit për të pyetur mbi preferencën politike dhe relativizoi se është e lehtë për t’i gjetur këto të dhëna (numër telefoni dhe numër ID).

“Ato të dhëna duhet të gjeni se ku kanë dalë, Për çfarë i duhet PS numri i ID, nuk hyn në punë. PS ka databazën e vet të patronazhimeve që ka bërë nga vitit 2009, lidhet me preferencat politike sikurse mendohet nga njerëzit. Patronazhisti eksiton si koncept në PS, këtë besoj e bën çdo parti politike për të testuar mbështetjen në terren. Janë opinione, nuk janë të dhëna. Kush mund të gjej numrin e telefonit, mund të gjej dhe numrin e identifikimit”, deklaroi z. Pëllumbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat