Independent: Pilotëve u është kërkuar shumë kujdes kur fluturojnë mbi Shqipëri, pas arrestimit të kontrollorëve

Shqipëria

Independent: Pilotëve u është kërkuar shumë kujdes kur fluturojnë mbi Shqipëri, pas arrestimit të kontrollorëve

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:22
Shqipëri

Britanikja “Independent” shkruan se pilotëve u është kërkuar që të bëjnë kujdes kur të fluturojnë mbi hapësirën shqiptare.

Gazeta përshkruan të gjithë ngjarjen nga greva, bllokimi i punës dhe arrestimi i kontrollorëve dhe thekson se sipas rregullave ndërkombëtare të sigurisë ajrore, aftësia për të punuar për kontrollorët e trafikut ajror është një vendim personal.

“Megjithëse hapësira ajrore është rihapur, kontrollorët shqiptarë ende punojnë nën presion ekstrem për punësimin e tyre në të ardhmen.”

“Ka raporte që janë sjellë kontrollorë nga shtetet e tjera për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë, statusi i tyre për sa i përket trajnimit dhe vlerësimet lokale janë të panjohura.”

“Pilotëve u kërkohet të tregojnë shumë kujdes gjatë operimit brenda kësaj hapësire ajrore.”

Shërbimi i informacionit të aviacionit OpsGroup tha: “Veprimi i autoriteteve shqiptare duhet parë për atë që është – një gjykim i gabuar i tmerrshëm, duke krijuar një rrezik sigurie në të gjithë hapësirën ajrore shqiptare.”

Independent i ka kërkuar Albcontrol që të përgjigjet.

Normalisht shumë fluturime nga Mbretëria e Bashkuar  për në Greqi dhe më gjerë fluturojnë për në, nga ose mbi Shqipëri. Janë më shumë se gjysmë milioni fluturimesh që përdorin hapësirën ajrore shqiptare në një vit duke sjellë 25 milionë € në Albcontrol.

Por fluturimet kanë rënë me rreth 80 përqind, me një rënie konsekuente të fitimeve, mbyllet shkrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat