Balluku: “Çunat e Londrës” zbresin nesër në aeroportin e Kukësit, do t’i presë Rama

Shqipëria

Balluku: “Çunat e Londrës” zbresin nesër në aeroportin e Kukësit, do t’i presë Rama

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:19
Kukës

“Çunat e Londrës” do të zbresin nesër në aeroportin e Kukësit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në një komunikim në ERTV nga aeroporti, ministrja tha se nga informacionet që ka nesër do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin “Flatrat e veriut”, me çunat nga Londra siç tha ajo dhe do t’i presë kryeministri Rama.

“Mua më rezulton që po. Nga të gjitha të dhënat që kam nga konçesionari. Është fluturim promocional nuk është paguar biletë. Më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe në datë 18 ulen këtu, i pret kryeministri.

Ky është një aeroport i ndërtuar sipas të gjitha kritereve të aviacionit civil evropian. Jemi duke përfunduar detajet e fundit. Këtu punohet. Kanë mbetur detaje të vogla,” tha Balluku.

Më tej ministrja tha se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Destinacionet e para bëhet fjalë për disa qytete të Zvicrës. I gjithë tregu është i interesuar oër këto destinacione por pa përjashtuar edhe Gjarmaninë dhe disa qytetet italiane,” tha Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat