Patronazhistët e Ramës, racizëm të pastër me komunitetin rom: Janë 'dora e zezë'

Shqipëria

Patronazhistët e Ramës, racizëm të pastër me komunitetin rom: Janë 'dora e zezë'

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:19
Edi Rama

Çmenduritë që po zbulohen dita ditës nga database që doli nga Partia Socialiste me të dhënat personale të plot 910 mijë qytetarëve vetëm në kryeqytet, nuk kanë fund.

Nëse lexon rubrikën “komente” që mbushet nga patronazhistët të cilët ditën e sotme Edi Rama i mori në mbrojtje dhe i falenderoi, gjen deri edhe racizëm naziskin ndaj qytetarëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë.

I mbiquajturi “mbreti i memeve”, Gent Sejko, ka bërë një denoncim të fortë këtë të shtunë duke publikuar disa komente skandaloze të patronazhistëve të Ramës për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Të gjithë këta cilësohen me terma që edhe ligji  dënon si; “dora e zezë”.

 “Të majtë dhe racistë vetëm në Shqipëri gjen”, shkruan Sejko në foton ku pasqyrohen disa komente denigruese dhe raciste të patronazhistëve të PS për komunitetin egjiptian në Tiranë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat