“Nuk jam në garë”, Meta-Ramës: Mos me detyroni të hyj se do mbeteni pa grup parlamentar

Shqipëria

“Nuk jam në garë”, Meta-Ramës: Mos me detyroni të hyj se do mbeteni pa grup parlamentar

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta mesditën e kësaj të shtune ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës që të mos e provokojnë.

Kreu i shtetit në rrjetin social Facebook ka postuar  një poster ku është ai, ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika kryemadhi.

Meta në reagimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e garës në zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon që të mos e detyrojnë që të bëhet pjesë pasi pasi do të ngelen pa grup parlamentar.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të respektojnë Kodin Zgjedhor pasi boll e kanë shkelur dhe nxirë faqen e Shqipërisë.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat