Lëngimi dhe lëndimi i thelluar

Shqipëria

Lëngimi dhe lëndimi i thelluar

Nga: Agim Jazaj Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:26
Shqipëri

Lëngimi dhe lëndimi i thelluar i këtyre viteve nga abuzimi dhe kriminalizimi i politikës, deri duke e futur në Tempullin e shënjtë, të shëmtuar nga djajtë e politikës së Rilndjes, e lexon edhe në fytyrat e ngrysura dhe shpirtrat e vrarë kudo shkel, në çdo vatër tradicionale-atdhetare-labe të: Mavrovës, Lapardhasë, Koculit, Lepenicës, Gumenicës, në gjithë atë trevë me gjëmime të historisë, (ku gjen bukë kripë e zemër) e më gjerë në gjithë hartën e Vlorës, te shpirt-vrerosurit shqiptar!

Ata molloisin në gjithë rrëfimet e tyre: “Se kurrë nuk jemi ndeshur me pushtues të huaj, po jemi ndeshur me “pushtuesit” e sojit, të gjakut tonë, pa gjak shqiptari, të cilët nuk kanë udhëhequr, por na kanë sunduar, nuk kanë shërbyer, po kanë rrëmbyer, duke vrarë edhe shpresën e madhe të moshëvegjëlve!

Arrogancës dhe injorancës, demagogjisë démode, talljes dhe propogandës boshe të pusht-pushetit, i ka ardhur fundi tragjik me kohë, u’a ka prurë në majë të hundës edhe mavronjotëve, të cilëve u mungojnë mjetet bazike, nga pa përgjegjshmëria dhe abuzivizmi i qeverissjes për 8 vite.

Image

Logjika elementare edhe e atyre, të cilët nuk duan të qarkullojnë qeverisjen, por të përgjegjësojnë qeveritë, për të zgjedhur me votën e arsyes bij e bija t’u dhimbsen dhe të ndjejnë si në trupin dhe shpirtin e tyre dhimbjet, plagët dhe lotët e njerëzve, dhe jo t’u shkaktojnë dhimbje e lot, si shpirt katilët!

Njerëzit nuk janë vetëm të vjedhur, po janë edhe të dhunuar, të poshtëruar, sa dhe të fyer edhe përpara vendeve fqinj. “Ndonëse jemi më të favorizuar dhe të përkëdhelur nga Perëndia, por jemi të dhunuar e poshtëruara nga Qeveria”- e thonë me dhimbje e pikëllim edhe mavronjotët!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat