Virozat e stinës, mjekja: Më pak fluks e vizita, shkak frika nga infektimi me Covid-19

Shqipëria

Virozat e stinës, mjekja: Më pak fluks e vizita, shkak frika nga infektimi me Covid-19

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Lajmi: Përpos virusit sars-cov-2 në qarkullim janë edhe virozat e stinës, që kryesisht kanë prekur të vegjlit.

Mjekët thonë se krahasuar me vitet e mëparshme këtë pranverë ka më pak vizita në spitale dhe shkak sipas tyre është frika nga infektimi me Covid-19.

“Jo vetëm për pediatrinë, por edhe në institucionet e tjera shëndetësore frika ka bërë të veten. I gjithë përqendrimi është te Covid.”

Mjekja pediatre Makbule Naipi thotë se ngjashmëria e simptomave mes virozave dhe koronavirusit e vështirëson përcaktimin e diagnozës.

“Edhe ata që vijnë me shenja të një viroze stinore, nuk mund te themi se është virozë stinore apo Covid, sepse nuk kemi mjetet e duhura.”

Ajo këshillon prindërit që nëse konstatojnë shqetësim të fëmijët e tyre t`i drejtohen mjekut dhe jo farmacistit apo informacioneve në internet.

“Nuk është as Google, as farmacisti që vendos diagnoza, por është mjeku. Sepse një mos shkuarje të mjeku çon drejt trajtimit jo të rregullt.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat