Rama: Nuk na gjunjëzuan pandemia e tërmeti, nuk ka gjë që na pengon, edhe shiu paralajmëron breshërinë e votave për PS

Shqipëria

Rama: Nuk na gjunjëzuan pandemia e tërmeti, nuk ka gjë që na pengon, edhe shiu paralajmëron breshërinë e votave për PS

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:55
Edi Rama

Nga Gjirokastra ku zhvilloi një takim elektoral, kryeministri Rama u shpreh se opozita do që marrë doganat, tatimet, drejtoritë e shëndetësisë, kudo plaçkën e humbur që hap pas hapi qeveria e Ramës po ia kthejmë Shqipërinë

Sipas Ramës, dielli ditën e sotme nuk ishte prezent se ka ditë me shi, por është shi që paralajmëron breshërinë e votave të PS-së nga veriu në jug.

Rama: Janë ata që duan të marrin doganat, tatimet, drejtoritë e shëndetësisë, kudo plaçkën e humbur që hap pas hapi ne po ia kthejmë Shqipërinë, duke ndërtuar një shtet të barabartë për shqiptarë. Le të çohet një mësuese dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur deputeti dhe e ka lëvizur, lë të çohet një prind, qoftë çoban apo arsimtar, apo kamarier dhe të thotë djali dhe vajza ime meritonte të hynte në universitet dhe ia mori vendin djali i një deputeti. Askush nuk mund të çohet. Se ne bëmë që askush të mos e prekte dinjitetin e tyre.

Ja doli një Rama ik se po prisja, gjithmonë e ka një zë, vazhdon koncerti, është i njëjti dhe ai ditëziu plaku i vrerosur i 1936 jeton si shpirt brenda atyre që nuk e durojnë dot, nuk e shohin dot simfoninë e punës sonë në të gjitha drejtimet. Ne nuk duam ta vazhdojmë rrugën vetëm , por duam që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e fuqisë së madhe që na duhet për t’u ngjitur në majë. Nëse ne nuk do e harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti apo lufta me armikun e padukshëm, ne do të besojmë që përderisa nuk na gjunjëzuan këta, ne nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Dielli nuk është prezent se ka ditë me shi, por është shi që paralajmëron breshërinë e votave të PS nga veriu në jug, që do të sjellin fundin e këtij shiu për të na lënë barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e bukur Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo. Sot kjo është e mundur, se Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin e vet me një infrastrukturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat