Vaksinimi kundër COVID-19 i operatorëve turistikë, marrin dozën e parë punonjësit e “Prestige Resort”

Shqipëria

Vaksinimi kundër COVID-19 i operatorëve turistikë, marrin dozën e parë punonjësit e “Prestige Resort”

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Ka nisur këtë fundjavë vaksinimi i stafit të operatorëve turistikë, për një sezon turistik të sigurt e për të mirëpritur turistë pa kufizime. Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Durrës që sipas tij është një siguri më shumë për turistët të cilët do të vijnë në bregdetin shqiptar.

“Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere duke filluar nga strukturat hotelerie të bregdetit dhe që janë ato që do të kenë masën më të madhe të turistëve dhe janë ato të cilët me këtë vaksinimin japin garanci më shumë për operatorët turistik dhe turistët që do të vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID-19”, tha Rama.

Edhe stafi i Prestige Resort në Golem të Kavajës u vaksinua sot.
Për administratoren Arta Sino pas vaksinimit të personelit pritet hapja e një sezoni turistik të sigurt me më shumë turistë të huaj dhe vendas.


“Pjesa turistike është ajo që është prekur më së shumti për sa i përket situatës nga COVID-19. Jemi shumë krenar që na është bërë e mundur që ne të vaksinohemi. Kjo është një përparësi për pjesën e turizmit. Prestige Resort synon hapjen e sezonit turistik për të mirëpritur të gjithë turistët të cilët do të vijnë dhe do të ndihen të sigurt në ambientet ku ato do të akomodohen për të kalojnë lirshëm pjesën e sezonit veror”, deklaroi Sino.

Menaxherët, punonjësit e shërbimit hotelier si dhe ata të kuzhinës së Prestige Resort të cilët morën dozën e parë të vaksinës thonë se ky sezon tursitik do të jetë shumë më i sigurt dhe Prestige Resort në mes të pishave të Golemit do të mirëpresë turistë nga e gjithë bota.

“Unë jam menaxheri i Prestige Resort. Ne jemi të gjithë këtu me stafin për t’u vaksinuar. Jemi të gjithë të sigurt dhe ju presim për pushime”.

“Unë jam shef kuzhine i Resorte Prestige. Shpresojmë më vaksinimin të vijnë turistët dhe të hapet sezoni për të vazhduar puna normalisht”.

“Ne punojmë në shërbim dhe jemi gjithë kohës me klientët dhe presim që të ndryshojë puna”. “Unë jam sanitare dhe me bërjen e vaksinës presim që të kemi sa më shumë turistë që të punojmë”. “Me vaksinimin mbyllet një e keqe e madhe për ne”.

Në ditën e parë u vaksinuan 450 persona nga personeli i hoteleve dhe restoranteve të cilët do të marrin vaksinën kineze Sinovac. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti pritet të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik si dhe i atyre të fasonerive.

“Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrikat e mëdha porositëse dhe një kategori shumë e rëndësishme dhe vulnerabël janë transportuesit e udhëtarëve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat