Nesër avioni me pasagjerë nga Londra në aeroportin e Kukësit? Gazetari zbulon: Ulet në Tiranë

Shqipëria

Nesër avioni me pasagjerë nga Londra në aeroportin e Kukësit? Gazetari zbulon: Ulet në Tiranë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:40
Edi Rama

Gazetari shqiptar në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, raporton së është konfirmuar zyrtarisht se të dielën në orën 08:00 të mëngjesit do të ketë një fluturim Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës.

Sipas gazetarit, pas uljes në Tiranë avioni do të bëj fluturimin nga kryeqyteti në drejtim të Kukësit, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Aeroporti i Stanstead në Londër konfirmoi zyrtarisht përmes zëdhënësit të saj të Qendrës së Medias për TCH në Londër se fluturimi i Air Albania ditën e diele në orën 08:00 të mëngjesit, do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjellë kuksianët që e kanë sharë Ramën në mediat sociale sic thotë kryeministri!

Pas uljes në Tiranë ku me siguri do hypi edhe Kryeministri Rama, avioni, do bëj fluturimin Tiranë-Kukës! Fakti që nuk fluturon direkt Londër-Kukës ndoshta ka të bëj me rregullat evropiane të fluturimit për shkak të aeroportit të ri, i cili nuk është 100 për qind i gatshëm momentalisht për fluturime ndërkombëtare”, shkruan gazetari në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat