Meta thirrje politikanëve e qytetarëve: Mos e shisni votën, kjo javë deri në zgjedhje të jetë sa më e qetë

Shqipëria

Meta thirrje politikanëve e qytetarëve: Mos e shisni votën, kjo javë deri në zgjedhje të jetë sa më e qetë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:37
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta përmes një dalje për mediat mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e sheshin votën dhe të mos bien pre e presioneve për ta tjetërsuar atë.

Po ashtu, Meta i ka bërë thirrje edhe politikës që të jetë e qetë këto di të të fundit deri në zgjedhje dhe që të mos nxisin urrejtje dhe dhunë.

Meta: Atdheun ynë dhe rajoni janë në një moment shumë të rëndësishëm për konsolidimin e vendit drejt BE-së. Prandaj kam këto kërkesa nga si president i republikës për gjithë qytetarët. Kjo javë e fundit drejt zgjedhjeve duhet të jetë sa më qetë. Prandaj ftoj qytetarët dhe politikanët që të largohen nga qasjet së provokojnë dhunën dhe urrejtjet. Të gjithë qytetarët duhet të shkojnë të qetë dhe të lirë drejt kutive të votimit mos e shisni votën se kush ka ndërmend që tua blejë do tu shkatërrojë jetën dhe dua që t’u largojë nga vendi. Vota është më shumë se sa e shenjtë. Mos pranoni shpërblimin momental. Familja juaj ka nevojë për arsimin, shëndetësi dhe drejtësi dhe këto nuk garantohen nga përfaqësues që futen në kuvend përmes blerjes dhe frikësimit të qytetarëve. Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë. Cdo qytetar duhet të votojë i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat