Zbardhet letra, Ilirjan Celibashi kërkesë urgjente PD dhe PS 1 javë para zgjedhjeve

Shqipëria

Zbardhet letra, Ilirjan Celibashi kërkesë urgjente PD dhe PS 1 javë para zgjedhjeve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:23
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike.

Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.

Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat