“Votën time e ke”, “Fevziu” i kërkon 100 euro live në studio, Rama i jep përgjigjen që nuk pritej

Shqipëria

“Votën time e ke”, “Fevziu” i kërkon 100 euro live në studio, Rama i jep përgjigjen që nuk pritej

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:16
Gilbert Fevziu dhe Edi Rama

Nga spektakli i humorit “Klanifornia” në Televizionin Klan, Kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar kundërshtarin e tij politik, kreun e opozitës, Lulzim Basha. Teksa Gilberti i kërkoi 100 euro për të vënë skedina, Rama i këshilloi atij që të ftonte Bashën dhe t’i jepte atij 100 euro, pasi në këmbim Basha do t’i jepte 200.

Pjesë nga intervista

Gilbert Fevziu: Menjëherë fillojmë me politikën. Votën time e ke, edhe të mamasë time, 2 vota. Vetëm, po deshe, jo kështu në formë blerje vote, por po pate 100 euro se kam dy ndeshje të sigurta. Ta bëj një skedinë vëllai jot, se jemi pa lekë pa gjë, i merr Blendi të gjitha lekët.

Edi Rama: Jo. Dëgjo, ti ke marrë përpara 100 euro. Do kesh ndonjë euro mënjanë…

Gilbert Fevziu: Na ka djegur Interi gjithë jetën.

Edi Rama: Fto Lulin, jepi 100 ai të jep 200. Po i dhe dot 200, do të japë 400. Po arrite t’i bësh 300, ke 600 të sigurta.

Gilbert Fevziu: Po si ti them na m’i thyej pak, m’i bëj 50-tëshe?

Edi Rama: Se ai e ka më jep 1 të jap 2. Domethënë nëse ti atij i jep atë bishtin e flokëve, ai të sjell një bisht kali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat