Basha takime në Kukës: Më i prekuri nga ikja e rinisë!

Shqipëria

Basha takime në Kukës: Më i prekuri nga ikja e rinisë!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:29
Lulzim Basha

Autokolonat e Partisë Demokratike, ku ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ishin nisur drejt Fushë –Arrëzit, janë ndalur në Kukës, për shkak të numrit të shumtë të qytetarëve që kishin dalë për të përshëndetur liderin demokrat.

Ky i fundit, doli nga makina dhe u vendos në mesin e qyqarëve për t’i bërë thirrje për ndryshimin, që sipas tij, arrihet më 25 prill duke votuar numrin 9.

Basha i vendosi theksin shpopullimit që po ndodh në Qarkun e Kukësit, e më tej, në të gjithë Shqipërinë, e shtoi se pas 25 prillit, ky fenomen do të minimizohet.

“Nuk mund të kaloja pa u ndalur për faleminderit për këtë pritje. Bashkë për ndryshim, me votën tuaj për numrin 9 do i kthejmë Kukësit dhe Shqipërisë mundësinë për punësim dhe arsim. Për tetë vite me radhë, Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva më e shpopulluar.

Tetë vite dështime, të lënë plagë në qytetarët e Kukësit. Ndonëse është një plagë që rrjedh anembanë vendit, mijëra djem dhe vajza të larguara, ky realitet, nuk ka për të ndryshuar po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve.

Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe Shqipëria. Bashkë për ndryshim votoni numrin 9. Faleminderit për këtë pritje, me lejen tuaj do nisem për Fushë-Arrëz, Pukë e më tej. Zoti ju bekoftë juve! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat