Ditmir Bushati: Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Ditmir Bushati: Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:30
Ditmir Bushati

Ditmir Bushati ka sjellë në vëmendje rëndësinë e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Për të shpjeguar përse është e rëndësishme që qytetarët të votojmë masivisht, Bushati ka zgjedhur një monolog të Roberto Benigni-t.

“Një shpjegim brilant i Roberto Benignit”, kështu shprehet Bushati teksa ka sjellë të gjithë monologut të përshtatur në shqip, ndërsa citon: “Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës”.

“Të mos votosh është një armiqësi e kushtetutës dhe për të fituar të drejtën, vota është e vetmja vegël”, thotë Bushati, duke cituar Benigni-n.

Statusi i plotë:

Shpjegimi brilant i Roberto Benignit pse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit!

“Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës.

Ju do të më thoni: -“Benigni, në këtë fushë a mund të na thoni që ta respektojmë politikën?” Jo, në fakt nuk do t’ju them ta respektoni, unë do t’ju them ta doni. Ta doni politikën.Është gjëja më fisnike në mendimet njerëzore për të ndërtuar jetën sëbashku.

Për të organizuar paqen, qetësinë dhe punën. Është vetëm politika dhe nuk ka disiplinë tjetër.Dhe kush është i përfshirë në të e di këtë gjë.

Prandaj unë ju them juve ta doni politikën. Të mos kesh interes për politikën është sikur të mos kesh interes për jetën.

Ju thoni: – “Nuk më intereson fare”

Por si mund të jesh indiferent ndaj politikës?

Do të thotë jo vetëm të mos jesh interesuar për jetën tënde, por as nuk kujdesesh për fëmijën tënd: A do të shkojë në shkollë, a do të marrë një edukim të mirë,do të kurohet nëqoftëse sëmuret, a do të gjejë punë nëse do të martohet.

Ende nuk të intereson. Si të duash!

E lë në dorë të të tjerëve? Jetën e fëmijës tënd? Vetë jetën tënde?

Kjo është politika. Organizon jetën tonë. Ndërtimin e jetës sonë. Ata që kanë shkruar këto gjëra janë politikanë,politikanë që merren me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Ata kanë hartuar këtë gjë të madhështore (Kushtetutën),që na shpëton.

Këto janë gjëra të jashtëzakonshme, prandaj ne duhet të jemi të interesuar. Jo nga mëngjesi deri në darkë. Por është jeta jonë. Të përbuzësh politikën do të thotë të përbuzësh veten. Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me ata që e përfaqësojnë atë në një kohë të caktuar. Ka disa politikanë të tmerrshëm. Nëse një prind e godet fëmijën nga mëngjesi nuk duhet të fajësojmë atësinë. Atësia është e mrekullueshme. Por në këtë rast fajësuesi është ky babë. Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj.

Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët.

Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë.

Dhe do të thonë: “Ja, nuk na ka kapur asnjeri; hajde para, bashkohu dhe ti me ne. Asnjeri nuk sheh gjë, të gjithë jemi njësoj, të gjithë të tmerrshëm”.

Por duke mos u interesuar për politikën ne e ushqejmë këtë lloj mentaliteti.

Armiku i dytë i kushtetutës dhe të jetës sonë në paqe dhe harmoni është të mos votosh. Voto! Voto! Është e vetmja vegël që kemi.

Që të fitonim të drejtën për të votë mijëra, mos themi

miliona, kanë sakrifikuar jetën e tyre …për të na dhënë ne të drejtën të shprehim çka duam. Gjithmonë ka një diferencë

Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe. Çdonjëri nga ne ka më shumë fuqi sesa mendon për të ndryshuar diçka në këtë botë. Çdonjëri prej nesh mbart kontributin e tij të padukshëm por konkret ndaj të mirës dhe të keqes. Për çka është e drejtëapo e padrejtë. Është një kontribut i vogël, por është aty. Veprimi më i gabuar është të heqim dorë nga kjo e drejtë dhe të mos votojmë.

Ju do të thoni: – “Benigni, unë bëj çka dua unë”.

Fort mirë! Prapëseprapë Kushtetuta është hartuar për të mbrojtur liritë tona.

Por ka një artikull mbi votën që thotë: Ne të japim të gjitha mundësitë, por mos absteno! Edhe nëse gabon dhe voton për gjënë e gabuar, ti i jep njërit mundësinë që të të luftojë. Të thuash: “Unë nuk jam dakord”. Dhe kjo na jep një mundësi për të organizuar jetën tonë. Por nëse ti abstenon, kjo është diçka e tmerrshme.

Është e tmerrshme, është si Ponci Pilat. Ju i dorëzoheni turmës dhe turma gjithmonë zgjedh Barabën… gjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat